KQZ-ja ka anuluar vendimin për decertifikimin e 87 kandidatëve në zgjedhjet lokale, raporton arbresh.info.
Kandidatët deri nesër në orën 16:00 kanë të drejtë të lajmërohen nëse duan të vazhdojnë garën, ata që nuk duan të vazhdojnë do të zëvendësohen nga kandidatët e certifikuar pas vendimit të marrë nga KQZ për decertifikim.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, thotë se në ditën kur është vendosur të decerfitikohen kandidatër për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, është zbatuar Ligji për zgjedhjet, raporton arbresh.info.
Këto komente ajo i ka bërë pasi PZAP i ka kërkuar në mbledhje të KQZ-së, që sipas vendimit të Gjykatës Supreme të certifikohen 86 kandidatët e decertifikuar.
“Se çfarë janë vendimet e instancave tjera as që jam marrë, as që do të mirrem. I kisha bë thirrje institucioneve kompetente për të parë se a janë konform kushtetutës, le të merret Gjykata Kushtetuese,” është shprehur Daka.
Ajo ka bërë të ditur se vendimi i Supremes nuk i ka shkuar zyrtarisht.
“Me këtë vendim po certifikohen edhe ata që kanë kryer masakra në Kosovë,” është shprehur anëtari, Betim Gjoshi, nga radhët e PDK-së.
Në mungesë të kohës sipas anëtarëve nuk mund të ankimohet ky vendimi, dhe për shkak të vonesave me këtë vendim nuk ka mundur që një ditë më parë të fillohet të votohet me postë, por nuk ka mundur të ndodhë në mungesë të listave finale për kandidatë./arbresh.info/
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...