Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është pranuar njëzëri anëtari më i ri, i 36-ti, në Rrjetin e Institucioneve Zgjedhore Frankofone (RECEF).
Vendimi i RECEF është marrë më 25 tetor 2024 në Asamblenë e Përgjithshme që është mbajtur në Cotonu, Benin, përcjell Arbresh.info.
Lidhur me këtë vendim është njoftuar kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, nëpërmjet një letre të dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i RECEF, Jean – François Blanchet.
“Në këtë letër të dërguar nga Blanchet theksohet: “Jemi të kënaqur t’ju informojmë se Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) i Republikës së Kosovës është pranuar njëzëri gjatë asamblesë së fundit të përgjithshme të RECEF. Rrjeti i Institucioneve Zgjedhore Frankfone (RECEF) është një grup ndërkombëtar i administratorëve zgjedhorë në botën frankofone, që promovon zhvillimin e rregullt të zgjedhjeve të lira, të besueshme dhe transparente. Për të arritur këtë qëllim, RECEF ndërmerr veprime të ndryshme, përfshirë: mbështetjen për anëtarët e tij në profesonalizimin dhe krijimin e institucioneve të qëndrueshme dhe të pavarura; nxitë profesionalizimin përmes shkëmbimit të përvojave dhe pratikave më të mira; si dhe promovon pjesëmarrjen e plotë të qytetarëve në ngjarjet zgjedhore”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Kryesuesi i KQZ-së, Radoniqi, pas pranimit të njoftimit ka falënderuar Blanchet për vendimin e RECEF, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm për të promovuar demokracinë dhe për të kontribouar në proceset zgjedhore.
“Ne, zotohemi se do të japim kontributin tonë në RECEF për t’i shërbyer me seriozitet të lartë misionit për zgjedhjre të lira, të besueshme dhe transparente”, thuhet ndër tjerash në letrën e falënderimit të KQZ-së./Arbresh.info
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit