Google ADS

KQZ akrediton edhe 824 vëzhgues për zgjedhjet lokale

14:06 | 18 Tetor 2017
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të akreditoj edhe 824 vëzhgues nga 22 organizata të ndryshme për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e këtij institucioni, shkruan arbresh.info.

Me tu hapur mbledhja e KQZ Betim Gjoshi anëtar i KQZ nga radhët e PDK-së ka ngritur si shqetësim gjobat që u janë bërë subjekteve politike duke  thënë se ditëve të fundit ka pasur shqetësime sa i përket pjesëmarrësve në fushatën elektorale.

Ai ka thënë se është absurde që dikush të dënohet nëse në fushat i merr fëmijët e vet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme