Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partitë politike të regjistruara në Kosovë, të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit, duhet që më së largu deri më 30 gusht të këtij viti, ta njoftojnë KQZ-në.
Kështu për Klankosova.tv ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili gjithashtu tha se koalicioni mund të ndërtohet nga së paku dy parti politike dhe partia politike nuk mund të tërhiqet pasi të jetë certifikuar, derisa rezultatet e zgjedhjeve të certifikohen.
“Koalicioni mund të ndërtohet nga së paku dy parti politike dhe partia politike nuk mund të tërhiqet nga koalicioni pasi të jetë certifikuar, derisa rezultatet e zgjedhjeve të certifikohen. Gjithashtu, partia politike që është anëtare e koalicionit nuk mund të marrë pjesë si anëtare në një koalicion tjetër apo si parti politike e veçantë në të njëjtat zgjedhje”.
“Gjithashtu, deri më 30 gusht 2024 është afati edhe për partitë politike që ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, se nuk duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje”, ka thënë tutje ai.
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...
Pas largimit të Redonit, Egli befason me këtë deklaratë
Mungesa e rrymës në Ferizaj detyron një mërgimtar të kthehet...
“E dua Liverpoolin”, Van Dijk flet për të ardhmen mes intere...
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...