Klubi Politik i Studentëve ka reaguar kundër shkarkimit të rektorit Ramadan Zejnullahu nga Këshilli Drejtues i UP-së, duke thënë se atë e shkarkuan njerëzit e e lidhur me strukturat e partive politike.
Klubi Politik i Studentëve përmes një kumtese për medie ka thënë se shumica e atyre që e iniciuan dhe që e votuan shkarkimin e rektorit, nga Senati dhe nga Kёshilli Drejtues janё tё lidhur me strukturat e partive politike dhe janё tё papёrgatitur akademikisht.
Klubi Politik i Studentëve (KPS) ka dhënë edhe emrat e tyre dhe lidhjet me kampet politike:
1. Bujar Dugolli, dekan i Fakultetit tё Filozofisё dhe anёtar i Senatit. Sipas CV-së zyrtare, temën e magjistraturës e ka punuar në periudhën 2002-2004, derisa ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa doktoratën e ka kryer sa ka qenë ministër i Tregtisë dhe Industrisë në periudhën 2004-2007. Ish-ministёr i Industrisё dhe ish-anёtar i bordit tё AKM-sё, kur u akuzua se ka vjedhur miliona euro gjatё privatizimit. Njeri i afёrt i Ramush Haradinajt dhe mё pas i Hashim Thaçit. Ish-kandidat pёr deputet i PDK-sё.
2. Et’hem Çeku, dekan i Fakultetit tё Edukimit dhe anёtar i Senatit. Sipas CV-së zyrtare titullin e magjistrit të shkencave e fitoi në vitin 2003 sa ishte ministër i Mjedisit, ndërsa magjistraturën e dytë dhe doktoratën i mbrojti në vitin 2009, një vit pas skadimit të mandatit të dytë ministror. Erdhi në Universitet në vitin 2011, nga pozita e deputetit.
3. Skender Ahmeti, anёtar i Senatit. Ish-sekretar i përhershëm në MTI. Anëtar i PDK. Bashkë me Justina Pulën e ka kopjuar një punim të tërë.
4. Besnik Krasniqi, anёtar i Senatit. Bashkautor me Ibrahim Gashin në punimin e famshëm të privatizimit që u botua në revistën false indiane.
5. Naser Kabashi, anёtar i Senatit. Dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Ariktekturës. Kandidat për avancim. Nuk e ka asnjë punim ndërkombëtar, por pretendon se punime janë paraqitjet e tij në konferenca.
6. Shaban Buza, anёtar i Senatit.Profesor në Fakultetin e Makinerisё. Rektor i Universitetit tё Gjakovёs. Ish-gazetar i Reutersit – të gjitha gradat akademike i ka arritur si gazetar. Ka qenë anëtar i komisionit për verifikimin e revistave të dyshimta që u ngrit gjatë skandalit “Ibrahim Gashi”, por asnjëherë nuk e bëri punën për të cilën u emërua.
etj.
KPS paraqet, siç thotë në kumtesë, lidhjet me strukturat partiake tё anёtarёve tё Kёshillit Drejtues qё kanё qenё kundёr rektorit.
1. Zeqir Veselaj: ish-kёshilltar politik i Et’hem Ҫekut. Aktualisht prodekan nё Fakultetin e Edukimit, ku dekan ёshtё Et’hem Ҫeku. I akuzuar se ka bёrё plagjiaturё nё temёn e doktoraturёs, akuzё e cila ёshtё vёrtetuar mё pas.
2. Kemajl Bislmi: i akuzuar se ёshtё njeriu i deputetit tё PDK-sё, Elmi Reҫica. Anёtar i Kёshillit Drejtues tё Universitetit, por kurrё nuk ka shkruar asnjё punim shkencor pёr ndonjё revistё shkencore kredibile ndёrkombёtare.
3. Fevzi Berisha: zёvendёs ministёr i Arsimit nё vitet 2004-2007, nё ministrinё e kontrolluar nga LDK-ja gjatё koalicionit LDK-AAK.
4. Shefkije Islamaj: kryetare e Kёshillit Drejtues. E akuzuar si marionetё e PDK-sё.
5. Beqir Sadikaj: kandidat pёr deputet nga radhёt e PDK-sё. Ёshtё akuzuar dhe vёrtetuar se ka bёrё plagjiaturё. Pёr kёtё shkak u ul nё gradё shkencore, prej profesorit tё asocuar nё profesor asistent.
Klubi Politik i Studentёve, thotë se përmes kёsaj deklarate, informon opinionin publik se kush janё disa nga anёtarёt e inkriminuar tё Senatit dhe Kёshillit Drejtues qё kanё komplotuar kundёr rektorit Zejnullahu dhe reformave tё tij tё propozuara e studentёt dhe qytetarёt qё bashkë tё reagojnё kundёr grupeve kriminale dhe ndёrhyrjes sё pushtetit nё Universitetin e Prishtinёs.
Zgjedhjet në Shqipëri, KQZ teston pajisjet e identifikimit e...
Pogba afër të rikthehet në futboll pas dy vitesh mungesë
Mustafa për kandidaturën e Haxhiut: VV po blen kohë, e pakën...
Zelensky kundër armëpushimit të Putinit: Po synon ta manipul...
Rama: Në 2024 u shënua ulja më e madhe e papunësisë në 34 vi...
Kërkimi për gjetjen e 54-vjeçares në Kaçanik po bëhet edhe m...