Google ADS

KPM për Big Brother: Kemi pranuar 7 ankesa, 4 për rastin e dhunës

11:49 | 6 Nëntor 2024
K.B

Zëvendës kryesuesja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Arjeta Fejza në mbledhjen e Komisionit për Drejtat e Njeriut me KPM-në lidhur me promovimin e dhunës në Big Brother tha se është dëshmitare se ajo që ndodhi në një televizion është abuzuar një person.

Ndërkohë, kryetari i Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Jeton Mehmeti, deklaroi se vetëm dje kanë pranuar 7 ankesa.

Ai sqaroi se nuk kanë mundur t’i trajtojnë këto ankesa për shkak të zhvillimeve të shpejta të ngjarjeve.

“Dje pash këto verdiktet para sa dite kemi pranuar disa ankesa nga qytetarët dhe organizatat, vetëm dje kemi pranuar 7 ankesa. Një ankesë ka të bëjë me përdorimin e inteligjencës artificiale kinse po i flet babi i ndjerë njërit prej banorëve, një ankesë tjetër ka qenë se viktima po e ndanë një hapësirë të njëjtë me dhunuesin. Ne nuk kemi munduar ta trajtojmë asnjë ankesë sepse kanë ndodhur shumë shpejtë. Në përkufizimin tonë reality show nënkupton jetën e disa banorëve, ku janë nën vëzhgimin e kamerave dhe migrofonëve. Ne kemi obliguar që televizionet e tilla t’i kodojnë këto emisione”, pohoi ai.

Kryetarja e Komisionit, Duda Balje, pyeti për veprimet e KPM-së në këtë rast, duke kërkuar sqarim nëse ata kanë një bazë ligjore për të reaguar dhe nëse Klan Kosova ka shkelur ligjin.

Anëtarja e KPM-së, Luljeta Aliu, theksoi se KPM nuk ka të drejtë të vendosë se kë mund të ftojë një televizion në emisionet e tij, por shtoi se rasti duhet të analizohet me kujdes./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme