Komisioni i Pavarur i Mediave ka miratuar Planin e Veprimit për zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit të vitit të ardhshëm, plan i cili paraqet aktivitetet që KPM-ja planifikon t’i ndërmerr në bazë të mandatit ligjor të përcaktuar me Ligjin e KPM-së dhe Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Ky plan i veprimit sipas KPM-së është i ndarë në tri pjesë që përfshinë aktivitetet e planifikuara para fillimit të fushatës zgjedhore, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore.
“Periudha para fushatës zgjedhore përfshinë aktivitetet e KPM-së në hartimin e Rregullores për sjelljen e mediave gjatë fushatës dhe heshtjes zgjedhore, si obligim i paraparë në Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme. Kjo periudhë përfshinë edhe aktivitetet që kanë të bëjnë me komunikimin dhe sensibilizimin e të licencuarve të KPM-së me qëllim të njoftimit rreth obligimeve të mediave gjatë këtij procesi”, thuhet ndër të tjera në njoftimit e nxjerrë nga KPM-ja.
Aktivitet tjetër sipas tyre në këtë periudhë është edhe ngritja e kapaciteteve njerëzore dhe teknike të Zyrës së KPM-së.
Ndërkohë siç bëhet e ditur periudha gjatë fushatës zgjedhore deri në mbylljen e vendvotimeve do të përfshijë monitorimin dhe vlerësimin e pajtueshmërisë së të licencuarve të KPM-së me legjislacionin në fuqi, si dhe vendimmarrjen e shpejtë në rast të shkeljeve të identifikuara.
Ndërsa, periudha pas zgjedhore siç ka njoftuar KPM-ja do të fokusohet në prezantimin e të gjeturave nga monitorimi i të licencuarve gjatë periudhës zgjedhore.
“Në përgjithësi, zbatimi i Planit të Veprimit do të bëhet brenda një periudhe shtatë mujore, shtator 2024 – mars 2025”, thuhet tutje në njoftim.
Ndërkohë objektivat e KPM-së mbi procesin zgjedhor përfshijnë krijimin e akteve nënligjore të bazuara në ligj dhe konsultim publik, udhëzimin e mediave të licencuara për një qasje të drejtë dhe të paanshme gjatë fushatës zgjedhore, sigurimin e kushteve të barabarta dhe mos diskriminuese për qasjen e subjekteve politike të certifikuara në mediat e licencuara, informimin dhe sensibilizimin e duhur te subjekteve të licencuara, krijimin e kushteve të favorshme teknike për monitorim intensiv gjatë fushatës zgjedhore si dhe vendimmarrjen e shpejtë të masave proporcionale në rast të shkeljes së legjislacionit në fuqi./rtk
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...