Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi e deritashëm, Jetish Maloku, ka mbajtur takimin e 241-të sipas agjendës së paraparë.
Sipas njoftimit, gjatë këtij takimi KPK-ja zgjodhi në mënyrë unanime Ardian Hajdarajn, anëtar i KPK-së nga radhët e Prokurorisë Themelore në Pejë, në pozitën e Kryesuesit dhe Jehona Grantollin, anëtare e KPK-së nga radhët e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në pozitën e Zëvendëskryesueses së Këshillit Prokurorial të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Rrjedhimisht,z. Hajdaraj dhe znj.Grantolli janë zgjedhur me mandat dyvjeçar, kurse zgjedhjes së tyre u ka paraprirë hapja e thirrjes publike më 15 janar 2024 për nominimin e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokurorial.
“Pas marrjes së detyrës se re, z.Hajdaraj kryesoi pjesën e mbetur të takimit, me ç’rast falënderoi për kontributin dhe përkushtimin e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit të derisotëm të Këshillit, z.Jetish Maloku dhe z.Veton Shabani, duke theksuar se gjatë mandatit të tyre kanë avancuar proceset gjithëpërfshirëse të veprimtarisë së sistemit prokrurorial.”, thuhet në njoftim.
“Më pastaj, anëtarët e Këshillit, votuan edhe për zgjedhjen e kryesuesve dhe anëtarëve të rinj të Komisioneve të Përhershme të KPK-së, me ç’rast me votim unanim u zgjodhën z.Jetish Maloku në pozitën e Kryesuesit të Komisionit për Administrimin e Prokurorive dhe z.Veton Shabani në pozitën e Kryesuesit të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...