Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka emëruar si ushtrues të detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, deri në zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, zëvendëskryeprokurorin e kësaj prokurorie, Ali Uka.
Në fillim të këtij takimi është mbajtur një minutë heshtje me rastin e vdekjes së ish-kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj dhe prokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Esat Ademi, shkruan Arbresh.info.
Po në fillim të këtij takimi, betimin para anëtarëve të KPK-së e ka dhënë anëtari më i ri, Agron Beka i cili është zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës si anëtar i Këshillit nga radhët e fakulteteve juridike.
Këshilli gjatë këtij takimi ka marrë vendim për shpallje të brendshme për avancim të tre prokurorëve në Prokurorinë e Apelit, si dhe ka miratuar pjesërisht Raportin e Komisionit për vlerësimin e performancës së 7 prokurorëve, ku për dy nga këta prokurorë ka marrë vendim që të bëhet rivlerësimi nga ana e komisionit.
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist
Studimi: Konsumi i lartë i sheqerit rrit rrezikun për depres...
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur tetë vjet më parë
Sulmi në Gjermani, Rama: Shqipëria solidarizohet me Gjermani...