Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dënon ashpër sulmin fizik ndaj prokurorit të Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren, Atnor Skoro, sulm i cili ndërlidhet me punën e tij zyrtare.
“Për KPK-në aktet e tilla ndaj prokurorëve, janë të pa tolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht. KPK qëndron fuqishëm pranë prokurorit Skoro dhe të gjithë prokurorëve, i mbështet ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajojnë në përmbushjen e misionit të tyre.”, thuhet në reagimin e KPK-së
Këshilli bën me dije se të gjithë ata që mendojnë se me akte të tilla do të tentojnë të ndikojnë që prokurorët e shtetit të zmbrapsen nga ndjekja e kryeseve të veprave penale e kanë gabim, sepse prokurorët do të vazhdojnë punën e tyre për të cilën janë betuar dhe për të cilën i obligon Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, KPK siguron publikun se kjo çështje e sulmit ndaj prokurorit Skoro do të trajtohet me prioritet nga të gjitha organet kompetente, dhe sulmuesi do të nxirret shumë shpejt para organeve të drejtësisë./arbresh.info
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...