Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi Ardian Hajdaraj, mbajti takimin e 255-të.
Në këtë takim, KPK ka miratuar shpallja e konkursit për Kryeprokurorin e Prokurorisë së Apelit dhe kryeprokrurorëve të pesë prokurorive themelore, përcjell Arbresh.info.
Vendimet që u morën në takimin e sotëm janë si vijojnë, me ç’rast Këshilli i Prokurorial i Kosovës:
1. Miratoi shpalljen e Konkursit për Kryeprokurorin e Prokurorisë së Apelit dhe konkursin për pesë kryeprokurorë të prokurorive themelore në: Prizren, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë dhe Pejë, nga data 21 tetor 2024;
2. Themeloi dy panele vlerësuese për kandidaturat për Kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit dhe për kryeprokurorë të pesë prokurorive;
3. Miratoi Rregulloren për Transferimin dhe Avancimin e Stafit Administrativ në Sistemin Prokurorial me propozimet dhe ndryshimet e bëra nga anëtarët e Këshillit gjatë këtij takimi, rregullore kjo, që hynë në fuqi nga dita e sotme;
4. Aprovoi Dokumentin i politikave të trajnimit dhe Planin i nevojave për trajnim për vitin 2025;
5. Caktoi prokuroren Merita Bina Rugova në detyrën e Udhëheqëses së Departamentit për Hetimin e Krimit të Organizuar në Prokurorinë Speciale me mandat katërvjeçar;
6. Aprovoi dorëheqjen e prokurorit Arianit Salihu nga detyra e Udhëheqësit të Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prishtinë;
7. Caktoi prokurorin Besart Mustafa në detyrën e Udhëheqësit të Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prishtinë me mandat katërvjeçar;
8. Liroi nga ngarkesa më lëndë në masën prej 30 përqindësh Udhëheqësin e Departamentit për Krime të Rënda dhe Udhëheqësin e Departamentit për të Mitur, kurse në masën prej 50 përqindësh Udhëheqësin e Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prishtinë deri në nxjerrjen e Udhëzimit Administrativ;
9. Refuzoi kërkesën e prokurorit Qazim Xharra për ricaktimin e tij në Prokurorinë Themelore në Prizren;
10. Aprovoi dërgimin e propozimit për lirim nga detyra të prokurorit Dushko Manitasheviq te Presidentja e vendit për shkak të arritjes së moshës së pensionimit;
11. Liroi deri më 31 dhjetor 2024 nga pranimi i lëndëve në masën prej 50 për qind prokuroren e Prokurorisë së Apelit, znj. Nazan Shero, e cila është anëtare e Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve dhe
12. Autorizoi Kryesuesin Hajdaraj për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës për shkëmbimin e parcelës, e cila është në pronësi të KGJK-së te Pallati i Drejtësisë me ndërtesën e KPK-së në Objektin C te Pallati i Drejtësisë, e cila është duke u shfrytëzuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Liverpooli dyfishon epërsinë ndaj Real Madridit
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...