Këshilli Prokurorial i Kosovës, në takimin e sotëm, miratoi Plotësimin dhe Ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për Caktimin e Normës Orientuese për Prokurorët e Shtetit, i cili është hartuar në përputhje me Ligjin e ri për Prokurorin e Shtetit dhe miratoi me propozime Plotësimin dhe Ndryshimin e Rregullores për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës.
Përmes një komunikate për media nga KPK, bëhet e ditur se pas miratimit të këtyre plotësimeve dhe ndryshimeve të kësaj rregulloreje, Këshilli Prokurorial mori vendim për hapjen e konkursit për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, konkurs ky, që do të shpallet nga data 1 gusht 2023, përcjell Arbresh.info/
Anëtarët e KPK-së miratuan në vijim edhe Rregulloren për Shtesat dhe Kompensimet për Prokurorët e Shtetit dhe të Punësuarit në Sistemin Prokurorial, rregullore kjo, që është në përputhje me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, me ç’rast paraprakisht është diskutuar dhe raportuar nga zyrtarët kompetentë për mundësitë buxhetore dhe zbatimin e saj në mënyrë retroaktive, siç përcaktohet me ligj.
Po sot, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka aprovuar plotësimin e pozitës vakante të një anëtari të Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel, duke caktuar në këtë detyrë prokuroren nga radhët e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ilirjana Çollaku-Tafa, pas pensionimit të anëtarit paraprak, prokurorit Haki Gecaj, nga e njëjta prokurori.
Gjithashtu, KPK-ja mori vendim për të caktuar Zyrtarin Përgjegjës për Qasje në Dokumente Publike, me ç’rast në këtë detyrë caktoi Ushtruesin e Detyrës së Udhëheqësit të Zyrës për Komunikim Publik në Sekretariatin e KPK-së, Bedri Gashi.
Në përfundim të takimit, Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, njoftoi anëtarët me propozimin për dërgim në Zyrën e Presidentes për lirim nga detyra të një prokurori me rastin e pensionimit të tij./Arbresh.info/
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...
Kurti vizitoi hapësirat e investimeve të efiçiencës së energ...
Zbulohet gjiganti evropian që Brahim Diaz e ka refuzuar në v...