KPK kërkon mbi 13 milionë euro më shumë në buxhetin e vitit 2018

10:51 | 14 Qershor 2017
Arbresh.info

Këshilli Prokurorial i Kosovës kërkon 13 milion e 600 e 12 mijë euro shtesë në buxhetin e vitit 2018.

Kërkesa u aprovua unanimisht nga anëtarët e KPK-së në mbledhjen e sotme, shkruan arbresh.info.

Kjo kërkesë e buxhetit shtesë ka ardhur duke përfshirë edhe kërkesat për shtimin e numrit të personelit, që arrin në 148 zyrtarë.

Te këta zyrtarë përfshihen 17 zyrtarë ligjorë dhe stafi i mbrojtësve të viktimave.

Kërkesa e shtesës së këtij buxheti po ashtu erdhi si nevojë edhe për rreth 500 mijë euro shtesë për pagesë të avokatëve, ekspertizave ligjore, paga e mëditje, si dhe për mallra e shërbime./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme