Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka pritur në takim Drejtorit e ri Ekzekutiv të Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, të cilit i ka uruar pozitën e re, duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe ofrimin e trajnimeve profesionale nga ana e institucionit që drejton për ngritjen e kapaciteteve të nevojshme për prokurorët.
Kreu i Këshillit dhe ai i Akademisë kanë biseduar edhe për rrjedhën e realizimit të planeve të trajnimeve, të cilat ishin paraparë për këtë vit dhe për planin e trajnimeve për vitin 2020.
Po ashtu në këtë takim u bisedua edhe për ecurinë e trajnimeve të prokurorëve të rinj, të cilët në Akademinë e Drejtësisë janë duke e ndjekur programin e trajnimeve fillestare.
Në fund të dy bashkëbiseduesit patën pajtim të përbashkët për vazhdimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe administrative të sistemit prokurorial. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...