Google ADS

KPK-ja dënon gjuhën kërcënuese të Ministres Haxhiu, të përdorur sot ndaj Prokurorit Beqiri

21:35 | 10 Shkurt 2023
K.B

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dënon gjuhën me përmbajtje kërcënuese të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Iliaz Beqiri, të përdorur sot në seancën e sotme gjyqësore ndaj saj, në të cilën akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

KPK-ja i bënë thirrje Ministres Haxhiu edhe një herë që të përmbahet nga deklaratat e vazhdueshme kërcënuese ndaj sistemit prokurorial të Kosovës në përgjithësi dhe ndaj punës së prokurorëve në veçanti, sepse gjuha e saj e përdorur është tentativë për ndërhyrje në punën e pavarur të Prokurorit të Shtetit.

Në anën tjetër, KPK-ja do të vazhdojë fuqishëm të mbështesë dhe të mbrojë me të gjitha mjetet juridike në dispozicion punën profesionale të të gjithë prokurorëve të Republikës së Kosovës. /arbresh.info/

lexo edhe:

Albulena Haxhiu i kërkon prokurorit të tërhiqet nga aktakuza për gazin lotsjellës: Dorëzohu, s’është vonë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme