Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mbajtur këtë të martë takim të jashtëzakonshëm për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, pas ofrimit të dorëheqjes nga prokurorët dhe stafi administrativ i komunitetit serb.
Gjatë këtij takimi, KPK-ja thotë se nuk është lëshuar në shqyrtimin e dorëheqjeve të ofruara ngase sipas tyre, paraprakisht nevojitet një analizë dhe vlerësim i gjendjes së krijuar nga organet kompetente lidhur me përgjegjësit eventualë që kanë shkaktuar këtë gjendje.
“Me këtë rast, anëtarët e Këshillit kanë kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe Sekretariati i Këshillit Prokurorial që ta vlerësojnë gjendjen e krijuar dhe si njësi kompetente në kuadër të sistemit prokurorial të marrin masat e nevojshme dhe të paraqesin në Këshill propozimet konkrete për mirëfunksionimin e punës në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës”, thuhet në komunikatën për media.
Në fund të diskutimit për gjendjen e krijuar në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, anëtarët e Këshillit, thanë se mbetën të përkushtuar për koordinimin e veprimeve me institucionet e tjera, me qëllim të mbarëvajtjes së punëve pa ndërprerje në këtë prokurori, por edhe të funksionimit të një ambienti të sigurt juridik në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Nga organet kompetente të Kosovës u kërkua të ofrojnë siguri për punonjësit dhe objektin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicën Veriore.
“Gjatë këtij takimi, po ashtu, Këshilli ka konfirmuar listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Apelit dhe ka themeluar Komisionin për Rishqyrtim për pozitën e shpallur për Drejtor të Përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Drejtor të Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë”, thuhet mes tjerash.
KPK-ja njoftoi të hënën se 10 prokurorë të nacionalitetit serb kanë dhënë dorëheqje nga Prokuroria në Mitrovicë. Njëjtë kanë vepruar edhe anëtarët e stafit administrativ të kësaj prokurorie.
Pas suspendimit të Nenad Gjuriqit nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës në veri, për shkak të refuzimit dhe rezistencës për të lëshuar fletëqortime për pronarët e veturave me targa ilegale serbe, zyrtarët serbë nëpër institucionet e Kosovës kanë ofruar dorëheqjet e tyre. /arbresh.info/
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...