Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në kuadër të reformave që janë duke i ndërmarrë, janë duke punuar edhe në futjen e Teknologjisë Informative (TI) dhe Sistemin për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL).
Projekti TIK/SMIL është projekt i përbashkët i KGJK-së dhe KPK-së dhe është duke u realizuar me përkrahjen financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë.
Me qëllim të informimit lidhur me aktivitetet e realizuara dhe aktivitetet të cilat janë në proces të Projektit TIK/SMIL, si dhe për të diskutuar lidhur me këtë projekt, sot u mbajt tryezë diskutimi me përfaqësues të organizatave joqeveritare që kryesisht merren me sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Në këtë tryezë të pranishëm ishin edhe kryesuesi i KGJK-së, Nehat Idrizi dhe ai i KPK-së, Blerim Isufaj, të cilët Projektin TIK/SMIL e vlerësuan si shumë të rëndësishëm për dy sistemet, ndërsa falënderuan Qeverinë e Norvegjisë për financimin e projektit.
Ata thanë se me anë të këtij projekti synohet që sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial të zëvendësojnë punën manuale me atë elektronike, ku si rezultat do të ketë efikasitet, transparencë dhe llogaridhënie më të madhe gjatë punës.
Në anën tjetër, menaxheri dhe zëvendës menaxheri i Projektit TIK/SMIL, Fatmir Rexhepi dhe Nexhat Haziri, prezantuan punët që janë bërë dhe pritet të bëhen në realizimin e këtij projekti.
Ndërsa, Bajram Bojku prezantoi sistemin elektronik të menaxhimit të lëndëve të zhvilluar deri më tani, i cili sistem do të vazhdojë të zhvillohet edhe më tutje.
Përfaqësuesit e OJQ-ve pjesëmarrëse, gjatë kësaj tryeze, u interesuan për specifika të ndryshme të projektit, në të njëjtën kohë dhanë edhe mendimet e tyre.
Në fund të tryezës u tha se bashkëpunimi i KGJK-së, KPK-së dhe OJQ-ve, në hapat e mëtutjeshëm të realizimit të projektit, do të jetë i dobishëm për një realizim sa më të suksesshëm të Projektit TIK/SMIL.
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...