Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), të martën në takimin e 252-të, ka miratuar dorëheqjen e Admir Shalës nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.
Pas miratimit të dorëheqjes nga pozita e kryeprokurorit, Shala është kthyer në pozitën e prokurorit në Prokurorin Speciale të Kosovës.
Ndërkaq, për pozitën e kryeprokurorit të Prizrenit, KPK ka caktuar për ushtrues detyre prokurorin, Petrit Kryeziun.
Kryeziu u caktua në këtë pozitë me propozim të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, i cili tha se për bazë ka marrë performancen e lartë që ai ka treguar si prokuror deri me tash.
Ndryshe, kryeprokurori i deritanishëm i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala pesë muaj para përfundimit të mandatit, kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për shkaqe personale e shëndetësore, por përkundër kësaj, ai ka kërkuar të vazhdojë të shërbejë si prokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Dorëheqjen e tij nga kjo pozitë, Shala e ka bërë përmes dokumentit të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, që mban datën 5 gusht 2024 drejtuar kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Ardian Hajdaraj.
Gjithashtu, dorëheqjen e Shalës e ka konfirmuar edhe Hajdaraj, i cili në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi” ka thënë shkurt: “Po, ka ofruar dorëheqjen nga pozita e kryeprokurorit”.
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...