Gjatë paraqitjes së tij në Ohër, kreu i LSDM-së, njëherë edhe zv/ministri aktual i Financave, Dimitar Kovaçevski tha se Qeveria është e gatshme të përballet me të gjitha sfidat e ardhshme si kriza energjetike dhe situata me pandeminë COVID-19.
“Për të ndihmuar ekonominë në riparimin e dëmeve nga kriza, deri më tani i kemi investuar mbi 1.1 miliardë euro përmes gjashtë paketave të masave ekonomike. Në këtë mënyrë arritëm të shpëtojmë më shumë se 60 mijë vende pune, dhe ekonomia të kthehet më shpejt në baza stabile. Analiza e fundit e FMN-së konfirmoi gjithashtu se masat kundër krizës për të mbështetur ekonominë kanë amortizuar efektin negativ të pandemisë. Prandaj sot me të drejtë mund të themi se ekonomia po ecën në drejtim të mirë”, tha Kovaçevski.
Ai tha se masat efektive konfirmohen nga disa tregues ekonomikë dhe se në tremujorin e tretë kemi rritje të PBV-së prej tre për qind. Sipas tij, eksportet në periudhën janar-tetor janë rritur me 29 për qind, shkalla e papunësisë është 15.9 për qind me tendencë për rënie të mëtejshme.
“E gjithë kjo është dëshmi e suksesit të politikave ekonomike, por edhe një motiv shtesë për të vazhduar zbatimin e masave dhe projekteve që do të sigurojnë rritje të përshpejtuar ekonomike dhe standard më të lartë jetese për të gjithë qytetarët, veçanërisht në periudhën në vijim kur do të përballemi me sfidat e krizës energjetike dhe pandeminë e koronavirusit”, tha Kovaçevski.
Ndryshe, Dimitar Kovaçevski pritet të jetë edhe mandatari i ardhshëm për formimin e qeverisë së re të udhëhequr nga LSDM-ja.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...