Ish-përfaqësuesi i Lartë i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner, do ta vizitojë Kosovën të martën dhe të mërkurën.
Ambasada e Francës, njofton se Kouchner do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Atij do t’i dorëzohet “Çelësi i Qytetit” nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ndërsa do të zbulohet edhe një pllakë e një rruge të emërtuar me emrin e tij.
Më 12 qershor Kouchner do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës në një seancë solemne.
Siç ka bërë të ditur Ambasada e Francës në Kosovë, Kouchner do ta vizitojë edhe Graçanicën gjatë vizitës së tij në Kosovë.
Kouchner ishte Përfaqësues i Lartë i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë nga viti 1999 deri në vitin 2001 dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme të Francës, do të vizitojë Kosovën më 11 dhe 12 qershor 2024./rtk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...