KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerjet e vonshme të rrymës

00:07 | 30 Nëntor 2024
E.G

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), ka njoftuar se ndërprerjet e rrymës të orëve të fundit nuk ndërlidhen me shpërthimin në Ibër Lepenc.

“KOSTT informon të gjithë qytetarët e afektuar dhe të gjitha palët e interesuara se incidenti i raportuar së fundmi në kanalet e ujitjes në Ibër Lepenc në Zubin Potok nuk ka asnjë ndërlidhje me ndërprerjet e energjisë që lidhen me NS Prishtina 1, të shkaktuara nga incident i lokalizuar”.

“Furnizimi me energji elektrike mbetet i sigurt dhe pa ndërprerje në të gjithë territorin e vendit. Po ashtu, ekipet tona janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën për të garantuar stabilitetin dhe funksionimin e sigurt të sistemit të energjisë elektrike”, tha KOSTT-i në një njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme