Marrëveshja e nënshkruar mes KOSTT-it dhe ENTSO-s bën që Kosova të bëhet pjesë integrale e infrastrukturës energjetike evropiane, duke rritur ndikimin dhe sigurinë e saj.
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, ka arritur të nënshkruajë një marrëveshje të re dyvjeçare me Rrjetin Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energjinë Elektrike, ENTSO-E.
Kjo marrëveshje e cila ka hyrë në fuqi të hënën, më 30 shtator, që është vazhdimësi e marrëveshjes së mëparshme me ENTSO-E, e vendos Republikën e Kosovës në hartën energjetike evropiane si një shtet të pavarur dhe me ndikim. Kështu tha kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Evetar Zeqiri.
Në një intervistë për RTK-në, duke zbuluar detaje lidhur me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Zeqiri, hyrjen në fuqi të saj e ka quajtur sukses të jashtëzakonshëm.
“Përmes kësaj marrëveshjeje, vazhdon të njihet KOSTT si ndërmarrje e transmisionit, e cila synon anëtarësimin e plotë në të ardhmen e afërt. Përmes kësaj marrëveshjeje KOSTT-it i mundësohet që edhe më tutje të ofrojë siguri të furnizimit 24 orë për gjithë territorin e vendit pa ndërprerje menaxhim të interkonjeksionit me vendet fqinje”, tha Zeqiri.
Zeqiri ka thënë se kjo marrëveshje krijon mundësinë e KOSTT-it që të operojë sigurt në zonën e operimit me Shqipërinë edhe për dy vjet.
“Këto kritere janë vlerësuar prej një ekipi të ENTSO-E dhe një ekipi të KOSTT, ku pas një vlerësimi të suksesshëm të të gjitha obligime gjatë vitit të kaluam dhe vitit paraprak është vlerësuar se të gjitha kushtet janë plotësuar dhe vazhdimi i marrëveshjes së KYCJE, ku të gjitha TSO-të e Evropës kontinentale e kanë aprovuar këtë marrëveshje dhe prej ditës së sotme hyn në fuqi dhe zgjatë për dy vjetët e ardhshme”, tha ai.
Po ashtu, Zeqiri ka thënë se kjo marrëveshje sjell standarde të reja teknike dhe përforcon kapacitetin e Kosovës për të qenë një aktor i rëndësishëm i sistemit energjetik të Evropës.
“Si rezultat i kësaj marrëveshjeje KOSTT ka qenë në gjendje që ta menaxhojë rrjetin e tij të tensionit të lartë, rrjedhimisht të menaxhojë me të hyrat, të cilat gjenerohen nga transiti i energjisë në kufirin e vet energjetik dhe, përmes kësaj marrëveshjeje, i mundëson të ndihmojë njëra-tjetrën Shqipërinë dhe Kosovën”, tha Zeqiri.
Me këtë marrëveshje, e cila do të zgjasë deri në vitin 2026, Kosova bëhet pjesë integrale e infrastrukturës energjetike evropiane, duke rritur ndikimin dhe sigurinë e saj.
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...