KOSTT ka mbajtur sot një aktivitetet në objektin e saj se si duhet vepruar në rastet emergjente. Ky aktivitet i kësaj ndërmarrje u quajt ”Simulimi i gjendjes emergjente në përputhje me Ligjin për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera”.
Në këtë aktivitet morën pjesë Ilir Shala, kryeshef ekzekutiv i KOSTT, Gani Berisha, major në Policinë e Kosovës, Latif Zeka, nga Brigata për Kërkim/ Shpëtim dhe Zjarrëfikje dhe doktori Sadri Dervishaj në Urgjencë në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.
Ilir Shala, kryeshef ekzekutiv i KOSTT, pas këtij aktiviteti “të zjarrit”, në objektin e KOSTT-it, u shpreh se ky stimulim apo ushtrim mbështete në Ligjin për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natrore dhe Fatkeqësit e tjera.
“Ky stimulim u realizua për herë të parë në një kompani publike siç është KOSTT-i, dhe mbështetet në Ligjin për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natrore dhe Fatkeqësit e tjera”, në mbështetjen e plotë të Policisë së Kosovës, Brigadës Për Kërkim Shpëtim dhe Zjarrëfikje si dhe urëgjenca e Komunës së Prishtinës”, është deklaruar në këtë takim Shala.
Ai ndër të tjera theksoi se ky stimulim apo ushtrim ka shkuar me suksese duke e realizuar si të suksesshëm evakuimin e punonjësve në këtë kompani.
“KOSTT bëhet kompania e parë publikë në Kosovë që e ka realizuar dhe si çdo herë po vazhdojnë të sjellin praktika më të mira konform standardeve globale dhe kemi përfunduar me sukses evakuimin e ndërtesës qëndrore në kohë të duhur”, ka theksuar Ilir Shala, kryeshef ekzekutiv i KOSTT.
Më tutje Shala ka treguar se me çfarë shpejtësie është bërë evakuimi i stafit të ndërtesës ngas selia qëndrore, se për 4 minuata e 14 sekonda është boshatisur objekti i selisë, për 19 minuta është bërë evakuimi i stafit të alivanosur, për 12 minuata e 12 sekonda ka arritur në vendin e ngjarjes Policia e Kosovës, për 4 minuta e 47 sekonda kanë arritur në vendin e ngjarjes Zjarrëfikësit, për 2 minuta e 45 sekonda ka arritur Urgjenca.
Gani Berisha, major në Policinë e Kosovës, në këtë konferencë u shpreh se kërcënimet globale si rreziqet natyrore të shkaktuara nga faktori njeri është në rritje, shkruan Arbresh.info.
“Kërcënimet globale si rreziqet natyrore të shkaktuara nga faktori njeri është në rritje, prandaj ushtrimet e tilla janë të mirëseardhura si për neve po ashtu edhe për stafin e KOSTT-it”, u shpreh majori Berisha.
Doktori Sadri Dervishaj në Urgjencë në Prishtinë, u shpreh se në rastet e tilla Policia e bënë rrethimin e territorit dhe sigurimit të ngjarjes, zjarrëfikësit paraqesin pjesën e ballafaquar me rrezikun në vendin e ngjarjes, por ne e kemi për detyrë si urgjencë që pacientat të cilët janë të rrezikuar me jetën në raste të tilla të bëjne inrevenimin në vendin e ngjarjes, e pastaj barjen dhe transportimin e pacientit në spital ku bëhet tretmani i mëtutjeshëm sipas rasteve./Arbresh.info.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...