Google ADS

Kossnet: Edukimi dhe rinia janë prioritete për Kosovën

16:32 | 25 Shtator 2019
Arbresh.info

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett ka vënë theksin tek rinia e vendit si dhe edukimi, si prioritete parësore.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka folur për këto dy aspekte në kontekstin e rritjes së industrisë së filmit.

Është shprehur i lumtur me përkushtimin e studentëve në këtë aspekt.

“I lumtur të shoh industrinë e filmit dhe studentët që bashkëpunojnë gjatë shfaqjes së filmave nga projekti i Qendrës Kinematografike Kosovare. Edukimi dhe rinia janë prioritete për Kosovën, kjo është një mënyrë për të inspiruar të rinjtë gjatë rritjes së industrisë së filmit”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme