Më shumë se dhjetë shtete anëtare të BE-së kanë dalur me një propozim të ri për shtetet e Ballkanit Perëndimor të cilat synojnë anëtarësim në shtëpinë e Bashkimit Evropian.
Sipas një dokumenti të Komisionit Evropian, gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor duke përfshirë dhe Kosovën, u është ofruar e drejtë pjesëmarrjeje në takimet e nivelit të lartë të bllokut të BE-së edhe para se këto shtete të jenë anëtare zyrtare të saj.
”12 anëtarët e BE-së – Austria, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Irlanda, Italia, Lituania, Letonia, Malta, Polonia, Sllovenia dhe Sllovakia – duan të thellojnë marrëdhëniet midis Ballkanit Perëndimor dhe Brukselit duke propozuar Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës dhe Maqedonisë , Malit të Zi dhe Serbisë për të pasur përfaqësues në takimin vjetor të bllokut”, thuhet mes tjerash në shkrimin e publikuar.
Teksti i cili posedon 12 pika, rekomandon gjithashtu lejimin e ministrave nga vendet e Ballkanit për të marrë pjesë në takimet e BE-së në tema të tilla si: politika e jashtme, transporti, shëndeti dhe mjedisi, të cilat pritet të jenë më thellë se sa takimet e mbajtura më parë me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare – të vendeve Evropiane, njofton Klan Kosova.
Më tej bëhet e ditur që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë konsideruar prej kohësh si anëtarë të ardhshëm të BE.
Megjithatë, përkundër sfidave të shqetësimeve në disa anëtarë evropianë rreth kostos së valës së re të zgjerimit dhe progresit të ngadaltë të rajonit në reformat politike, gjyqësore dhe ekonomike, gjithnjë e më shumë shtetas të Ballkanit Perëndimor po fillojnë të pyesin nëse anëtarësimi në BE do të arrijë në të ardhmen e parashikueshme.
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...