Ministrja e Integrimeve Mimoza Ahmetaj ka pranuar marrëveshjen e IPA-s 2016 e cila parasheh asistencë prej 45.5 milionë euro ndihmë për Kosovën.
Marrëveshjen ministres Ahmetaj ia ka dorëzuar sot drejtoresha për për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të Komisionit Evropian, Genoveva Ruiz Calavera.
Ruiz Calavera gjatë vizitës në Kosovë është takuar sot edhe me kryeministrin Isa Mustafa, pastaj do të takohet me ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj, ministrin e Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, ministrin e Financave Avdullah Hoti, si dhe udhëheqësit e partive politike parlamentare.
Drejtoresha Ruiz Calavera do të vizitojë po ashtu projektet e financuara nga BE-ja dhe do të takojë përfaqësues të shoqërisë civile, studentë dhe biznesmenë.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...