Nga 176, sa mendohej se ishin fillimisht, numri ka përfunduar në 3000 veteranë, e për një gjë të tillë dëshmon edhe komandanti i operacionit “Shigjeta”, Spiro Butka, raporton KTV, përcjell Albinfo.ch.
Butka drejton Shoqatën e veteranëve të UÇK-së në Tiranë dhe i ka dëshmuar prokurorit Blakaj për mijëra veteranë të rremë.
Pjesë e shkëputur nga aktakuza e ish-Prokurorit të Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj
Butka është një prej dëshmitarëve në aktakuzën e ish-prokurorit Blakaj ngritur ndaj 12 anëtarëve të komisionit qeveritar për njohje dhe verifikim të statusit të veteranit.
Përveç tij, janë edhe 5 persona që dëshmojnë për rritjen enorme të numrit të veteranëve, përfshirë Sami Lushtakun, ish-komandant i Zonës së Drenicës.
Blakaj aktakuzën e tij e kishte ngritur kundër 12 personave, ndër ta ish-komandantë të UÇK-së e zyrtarë të tjerë si Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Shkumbin Demaliaj e Shukri Buja.
Kurse, Nuredin Lushtaku ka shkruar në Facebook rreth përfshirjes së tij në këtë aktakuzë, duke e quajtur atë manipulim, raporton KTV, përcjell Albinfo.ch.
Lushtaku ka treguar se ai nuk e ka nënshkruar listën e të ashtuquajturës “Brigada Hasan Prishtina”, sepse ka thënë se nuk ka qenë në vijën komanduese të Zonës Operative të Drenicës.
Sipas aktakuzës, mbi 19 mijë persona kanë përfituar statusin e veteranit, pa qenë fare pjesëmarrës në luftë, që në vit i kushtojnë buxhetit mbi 38 milionë euro.
Aktakuza e ish-prokurorit Blakaj, për më shumë se 1 muaj, mbetet në Prokurorinë Speciale, ndërsa Blakaj, në fillim të kësaj jave, dha dorëheqje nga ky institucion.
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...