Për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, zyrtarë të lartë shtetëror nga mbarë bota po vizitojnë vendin dhe po dërgojnë telegrame urimi.
Ndër zyrtarët e parë që vizituan Kosovën në këto ditë feste ishin presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, kryeminsitri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, si dhe ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Sigmar Gabriel.
Në këto vizita, nuk mungoi premtimi për përkrahje të vazhdueshme për Kosovën në rrugëtimin e saj shtet ndërtues.
Burime të RTV21 kanë bërë të ditur se gjatë këtyre 10 ditëve festë, Kosovën do ta vizitojnë mbi 60 delegacione nga vende të ndryshme të botës. Shtatë nga to nga Shqipëria.
Ndërkohë është publikuar edhe agjenda zyrtare e festimeve për përvjetorin e Pavarësisë, ku që nga 15 shkurti do të mbahen konferenca, ekspozita, mbledhje solemne dhe aktivitete kulturore./21/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...