Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë sot pas infektimit me COVID-19.
Sipas MSH-së, viktima A.H përveç COVID-19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.
“Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites, pacienti A.H. (1961) nga komuna e Prizrenit, i diagnostikuar me Covid-19, përkundër përkujdesjes maksimale të personalit mjekësor ka ndërruar jetë. I njëjti po trajtohej prej ditësh në Mjekimin intensiv të Klinikës Infektive dhe kishte edhe sëmundje tjetër shoqëruese”, thuhet në njoftimin e MSH-së./arbresh.info
Kaq e bukur duket Arbenita Ismajli në imazhet e fundit
Dy qytetarë nga Peja gjejnë shuma të konsiderueshme parash, ...
Sulm i ri izraelit në Gaza: Vriten 84 palestinezë, mes tyre ...
Vendoset që më 25 nëntor mbrojtja e Shalës ta dorëzojë dosje...
ZPS-ja largon 12 dëshmitarë në rastin e Thaçit dhe të tjerët
Aksidenti me vdekje në autostradën Milot – Morinë, arrestohe...