Kosovë, vdes një person 53 vjeçar nga COVID-19

14:19 | 23 Prill 2020
L G

Një person ka ndërruar jetë, pas përballjes së tij me COVID-19.

Sipas njoftimit të Klinikës Infektive, i ndjeri ishte 53 vjeçar nga Komuna e Prizrenit.

“Klinika Infektive njofton se, sot në orët e pasdites, në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacienti K. Q. (1967) nga Komuna e Prizrenit. Pacienti ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtine më 13.04.2020 dhe që nga fillimi ka qenë në gjendje shumë të rënde dhe në përkujdesje intensive”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se tek i sëmuri, gjate ecurisë së sëmundjes janë zhvilluar ndërlikime si pasojë e Covid -19, të cilat edhe përkundër të trajtimit intensiv, pamundësuan që pacienti t’i mbijetoi sëmundjes.

Kjo është vdekja e katërmbëdhjetë nga Covid-19 në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe e 19-ta në nivel shteti.  /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme