Komisioni i për çështje ligjore, administratë publike dhe të drejtat e njeriut i Kuvendit të Shqipërisë dhe komisioni për legjislacion, mandate, Imunitete, rregulloren e kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit i Kosovës, kanë marrë përsipër që t’i thërrasin ministrat e dy qeverive për t’i zbatuar marrëveshjet e nënshkruara në mes dy vendeve tona.
Komisioni i për Çështje Ligjore, Administratë Publike dhe të Drejtat e Njeriut i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, sot, në kuadër të vizitës në Kosovë, zhvillon takime me komisione të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Fillimisht ky komision është takuar me komisionin për legjislacion, mandate, Imunitete, rregulloren e kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ku më pas kanë nënshkruar edhe një memorandum të bashkëpunimit.
Kryetarja e komisionit për legjislacion, Albulena Haxhiu, pas këtij nënshkrimi, tha se kanë për qëllim të forcojnë bashkëpunimin për çështjen e interesit të përbashkët, siç është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, agjencive të pavarura dhe të tjera.
“Ky memorandum do të jetësohet në kuadër të takimeve të përbashkëta ndërmjet komisioneve, organizmit të tryezave të përbashkëta, por po ashtu edhe nëpërmjet vizitave …….diskutuam gjithashtu edhe për marrëveshjet e nënshkruara nga dy qeveritë, të cilat u tha shprehimisht që nuk janë jetësuar dhe e kemi marrë përsipër që dy komisionet parlamentare në kuvendet tona, t’i thërrasim ministrat përgjegjës për t’i zbatuar ato marrëveshjet që janë nënshkruar nga qeveritë“, ka thënë ajo.
Kurse, kryetari i komisionit për Çështje Ligjore i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja tha se le të jetë ky memorandum bashkëpunimi një ogurë i mirë i fillimit të një bashkëpunimi për çështje me interes të përbashkët në dobi të qytetarëve tanë.
Ai tha se si komision kanë çka i ofrojnë komisionit për legjislacion të Kosovës dhe në të njëjtën kohë kanë nevojë për nevojat marrjen e eksperiencave nga komisioni për legjislacion.
“E rëndësishme është që si fillim kemi rënë dakord të ngremë grupe të përbashkëta pune në nivel ekspertësh për të identifikuar nevojat tona dhe pastaj për të hartuar një strategji të përbashkët të bashkëpunimit por pse jo edhe një plan të veprimit të përbashkët me qëllim që dy komisionet tona të përmbushin si duhet funksionin legjislativ, kontrollues dhe zgjedhës“, tha ai.
Komisioni i për Çështje Ligjore i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, është takuar edhe me Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovë, si dhe Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...