Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë në Kosovë (IKSHPK), bën të ditur se sot një pacient është shëruar nga koronavirusi.
Sipas IKSHPK-së, me këtë rast, numri i të shëruarve në Kosovë nga COVID-19, ka arritur në 24 raste.
“Sot më 06.04.2020, është i shëruar edhe (1) pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është njëzet e katër (24)”, bën të ditur IKSHPK./arbresh.info
Njoftimi i plotë:
NJËZET RASTE ME COVID-19!
Sot më 06.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 129 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, njëzet (20) prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Sot më 06.04.2020, është i shëruar edhe (1) pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është njëzet e katër (24).
Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, dy (2 ) me vendbanim në Malishevë, një (1) me vendbanim në Bllace-Suharekë, një (1) me vendbanim në Drenas dhe një (1) me vendbanim në Prishtinë.
Nga data 08.02.2020 deri me 06.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.093 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 165 raste me 3 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.304 kontakte të rasteve.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 6 prill 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 1.315.776 raste të COVID-19 dhe 72.711 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (350.013), Spanjë (135.032), Italia (132.547), Gjermani (101.178), Francë (92.839), Kina (81.708), Irani (60.500), Mbretëri të Bashkuar (51.608), Turqi (30.217), Zvicër (21.652), Belgjikë (20.814), Holandë (18.803), Austria (12.267), Serbi (2.200), Greqi (1.755), Kroaci (1.222), Slloveni (1.021), Maqedoni e veriut (570), Shqipëri (377) dhe Mali i Zi (233).
Deri me 6 prill 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (16.523), Spanjë (13.169), Francë (8.078), Mbretëri të Bashkuar (5.373), Holandë (1.867), Belgjikë (1.632), Gjermani (1.612), Zvicër (762), Turqi (649), Austri (220), Danimarkë (187), Poloni (107), Greqi (79), Serbi (58), Luksemburg (41), Hungari (38), Slloveni (30), Bullgari (22), Shqipëri (21), Maqedoni e veriut (21), Kroaci (16) dhe Mali i Zi (2).
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë