Në prag të vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, presidentët e këtyre vendeve gjenden në pozicione të kundërta. Presidentët Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq takohen të dielën (24.06) në Bruksel. Ka shanse për marrëveshje?
DW shkruan se presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq takohen këtë të dielë (24.06) në Bruksel, në „fazën finale” të dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. Para takimit presidenti Thaçi ka folur për domosdoshmërinë e definimit të sovranitetit territorial të Kosovës. Ndërsa Vuçiqi flet për një luftë për mbrojtjen e interesave serbe. Bashkimi Evropian paraqitet neutral.
Parlamenti i Kosovës nuk i ka dhënë mandatin presidentit Thaçi që ta përfaqësojë Kosovën në këtë dialog dhe të negociojë me Serbinë. Ndërkohë që palët kanë bllokuar edhe të ashtuquajturin dialog teknik, sepse Prishtina nuk do të bisedojë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pa u realizuar marrëveshjet e tjera, ndër to edhe ajo për energjinë. Ndaj nuk befason as deklarata e përfaqësuesit serb në dialog, Marko Gjuriq se nga dialogu „nuk pret asgjë”.
Nuk ka pritje konkrete
”Nuk pres asgjë nga këto bisedime. Nëse shikoni deklaratat e tmerrshme të Thaçit, Hotit dhe Hoxhajt, kur flasin për Kosovën dhe Metohinë si territor të tyre, ndërkohë që asnjë milimetër nuk është i tyre, atëherë e keni të qartë se nuk janë të gatshëm për kompromis dhe dialog. Ndaj nuk presim asgjë ”, thotë Gjuriq.
Gjatë gjithë kohës së dialogut, palët kanë pasur qëndrime të kundërta për statusin e Kosovës. Prishtina dhe Beogradi kanë qëndrime të ndryshime edhe për Marrëveshjen e Brukselit. BE-ja nuk është përzier dhe nuk ka shpjeguar esencën e marrëveshjes, të cilat janë interpretuar në forma të ndryshme nga palët. Ndaj as pesë vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, ajo nuk është zbatuar në tërësi.
Në këto kushte shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini ka nisur bisedimet që duhet të rezultojnë me normalizimin e raporteve, më së largu gjatë vitit të ardhshëm. Përveç këtij përcaktimi kohor, ndërmjetësuesit nuk kanë përcaktuar asgjë tjetër lidhur me përbërjen e marrëveshjes eventuale përfundimtare.
Temat e bisedimeve
Me 24 qershor Thaçi dhe Vuçiq do të bisedojnë për gjendjen aktuale, nivelin e marrëveshjeve të zbatuara dhe obligimet e tyre. Të njëjtat tema janë trajtuar edhe në takimin e tyre të fundit, para tre muajsh. Mogherini pati deklaruar se palët duhet të përparojnë më shpejt drejt realizimit të marrëveshjeve. Ndërkohë që kohët e fundit ka pasur deklarata edhe më të ashpra mes palëve. Por janë shtuar mendimet se BE duhet të rishikojë seriozisht gjendjen në terren.
Me rëndësi është të thuhet se ky takim mbahet në një moment të rëndësishëm për Bashkimin Evropian. Pas takimit të fundit Mogherini tha se palët duhet të arrijnë përparime, por ndërkohë Prishtina dhe Beogradi në rrugën e tyre të integrimit në BE, po përballen edhe me rezervat e disa vendeve anëtare. Franca, Holanda dhe disa vende të tjera ende nuk kanë dhënë dritën jeshile për vazhdimin e procesit të zgjerimit të BE dhe fillimin e negociatave me Tiranën apo Shkupin.
Javën që vjen do të mbahet edhe samiti i BE ku do të dihet nëse ky proces do të vazhdojë apo jo. Ndërkohë që këtë të dielë mbahet edhe samiti i disa vendeve të BE-së për öështjen e migracionit. Gjermania dhe kancelarja Merkel janë nën presionin kohor, që sa më parë të gjendet një zgjidhje që do të zbuste mosmarrëveshjet në koalicionin qeveritar./DW/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...