Kosova U-20 të martën ka regjistruar humbje nga Hungaria me rezultat 80:55 (24:11, 26:11, 19:17, 11:16) në kuadër të Grupit D të Kampionatit Evropian U-20, Divizioni B në basketboll, që është duke u zhvilluar në Oradea të Rumanisë.
Prej fillimit të ndeshjes e deri në fund ishin basketbollistët hungarezë ata që dominuan në parket, ndërsa lojtarët tanë asnjëherë nuk ia dolën t’u bëjnë ballë kundërshtarëve.
Më efikasi te Kosova U-20 janë Rino Peci me 8 pikë, pasojnë Egzon Kuçi e Dion Haxhosaj me 8 pikë, kurse te Hungaria më i dalluari ishte Boris Krnjajski me 18 pikë,4 kërcime e 6 asistime.
Kombëtarja e Kosovës U-20 ndeshjen e radhës në kuadër të kësaj gare do ta luaj të mërkurën me fillim nga ora 19:45 kundër Portugalisë, që njëherësh është edhe ndeshja e fundit në kuadër të Grupit D të Kampionatit Evropian U-20, Divizioni B.
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë