Kanë kaluar disa muaj prej kohës kur Kosova filloi të përballet me pandeminë COVID-19.
Si pasojë e përhapjes së madhe të këtij virusi, Qeveria e Kosovës ndërmori masa të shumta për të parandaluar rritjen edhe më të madhe të numrit të infektuarve dhe viktimave.
Kësisoj u vendos që maska të jetë obligative dhe të mos lejohet grumbullimi i shumë njerëzve në një vend të caktuar.
Që nga data 24 korrik, deri me datën 2 gusht për personat fizik janë shqiptuar 929 gjoba në nivel vendi.
Kjo u bë e ditur në një përgjigje të dhënë për Indeksonline nga zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi.
Thaçi bëri të ditur se për personat juridik vlera e gjobës së shqiptuar fillon nga 500 deri në 1 mijë euro, kurse gjobat e shqiptuara për personat fizik fillojnë nga 0 deri në 500 euro.
Raporti zyrtar i Inspektoratit Sanitar të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë nga data 24.07.2020 deri 02.08.2020.Gjatë kësaj periudhe kohore gjatë inspektimeve në teren janë gjetur në shkelje të masave të vendosura nga Qeveria e Republikës se Kosovës për luftimin e pandemisë COVID-19 gjithsej 96 persona juridikë, ku ndaj të gjithë shkelësve janë shqiptuar gjobat. Për persona fizik janë shqiptuar 929 gjoba. Këto janë shifrat e gjobave në nivel vendi”, deklaroi Thaçi.
Të pyetur se si po zhvillohet monitorimi i këtyre masave anti-COVID, zyrtari për informim në AVUK deklaroi se monitorimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të masave është një sfidë komplekse dhe shumë dinamike.
“Numri i kufizuar i Inspektoratit Sanitar na sforcon qe inspektorët të jenë shumë të angazhuar. Puna e tyre fillon në orët e hershme të mëngjesit dhe vazhdon deri në orët e vona të natës. Inspektimet gjithmonë bëhen në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratet tjera. Është numër i madh i veprimeve rreth shumë aktiviteteve qe po mbulohen nga inspektorati ynë. Kontrolle në të gjitha vendet ku kërkohet, mbajtja e maskës, ruajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës. Nxjerrja e vendimeve për Izolim të gjithë personave të prekur me COVID 19 ( ata qe rezultojnë pozitiv dhe raportohen nga IKSHP), pastaj lëshuarja e vendimeve për personat të cilët e kalojnë periudhën kohore të izolimit dhe vlerësohen si të shëruar. Mbikëqyrja e varrimeve të personave të vdekur nga COVID 19 , e vlerësuar si shumë e rëndësishme”, tha ai.
Gjithashtu u theksua se AVUK nga dita e rastit të parë të prekur me virusin COVID-19 është duke bërë përpjekje maksimale në parandalimin dhe luftimin e përhapjes së kësaj pandemie.
Ndër të tjerash u tha se të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë që iu janë dhënë, po bëhet më e mira e mundshme.
“Inspektorët janë duke gjetur kurajo në ndjenjën e tyre se tani është momenti për të mos kursyer asgjë vetëm e vetëm për të kontribuar, në ruajtje të jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, theksoi Lamir Thaçi.
Numri i të infektuarve me COVID-19 për momentin është 9 mijë e 492 persona, 284 të vdekur dhe 5 mijë e 346 persona të shëruar.
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...
Çedomir Aksiq dënohet në mungesë me 15 vjet burgim për krime...
Përkujtohen viktimat e cunamit në Oqeanin Indian
KPK nesër mban mbledhje