Disa orë pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës vlerësoi se qeveria ishte antikushtetuese, ministrat e ekonomisë dhe tregtisë të të dy vendeve, Kreshnik Bekteshi dhe Vesel Krasniqi, hartonin plane bashkëpunimi ndërshtetërore në disa sektorë.
Ministri i Tregtisë i Kosovës, Vesel Krasniqi pretendon se takimi nuk është i vonuar, dhe marrëveshjet e arritura në fushën e turizmit, inovacionit, dhe sipërmarrësisë do të zbatohen. Situata politike në Kosovë nuk do të jetë pengesë për zhvillimin e ekonomisë midis dy vendeve, siguron Krasniqi.
Përndryshe, në takim theksi u vendos në atë se si Kodra e Diellit dhe Brezovica të bashkohen dhe të bëhen një qendër skijimi. Me përpjekjet e përbashkëta të të dyja vendeve të bëhet ofensivë për tërheqjen e më shumë mysafirëve nga jashtë.
“Nuk ka rëndësi se kush është në qeveri në Maqedoninë e Veriut ose në Kosovë, nevojitet të thellohet bashkëpunimi në mënyrë që qytetarët tanë të kenë një jetë më të mirë dhe të zbatohen projekte që do të ndikojnë në zhvillimin e një rajoni të caktuar. Ose dega e turizmit, sidomos në vende të tilla skijimi”-tha Kreshnik Bekteshi Ministër i Ekonomisë në Maqedoninë Veriore.(Alsat M).
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...