Kosovarja shkon për pushime, mbytet në plazhin e Shëngjinit

13:23 | 21 Qershor 2017
Arbresh.info

Një kosovare me inicialet R.K, është mbytur në plazhin e Shëngjinit dje pasdite, rreth orës 18:30.

69-vjeçarja ka qenë në jetë kur është nxjerrë nga uji, dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku edhe ka ndërruar jetë, transmeton Shqiptarja.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore në trupin e 69-vjeçares nuk ka shenja dhune dhe dyshohet se mund të jetë mbytur në det.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

R.K kishte ardhur për të kaluar pushimet verore në Shëngjin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme