Kosovarja ja jep në shfrytëzim pasaportën e Zvicrës shqiptares, zbulohet në aeroport

14:48 | 2 Gusht 2022
arbresh.info

Një shtetase e Shqipërisë është zënë nga autoritetet zyrtare të aeroportit “Adem Jashari”, pasi kishte tentuar të udhëtonte me pasaportën e lëshuar nga autoritetet zvicerane.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës.

RAPORTI:

ANP Adem Jashari 01.08.2022 – 14:40. Raportohet se e dyshuara femër kosovare pasaportën personale të lëshuar nga autoritetet Zvicerane ia ka dhënë në shfrytëzim një shtetaseje të Shqipërisë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme