Mbrëmjen e sotme Presidenti Meta dekretoi emërimin e Besa Shahinit, si Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Kreu i shtetit ka dekretuar 4 ministrat e rinj, ndërsa nuk ka ende një vendim për Gent Cakajn, i propozuar për ministër të Evropës dhe Punët e Jashtme.
U dekretuan:
1-Belinda Balluku, Ministre E Infrastrukturës Dhe Energjisë.
2- Anila Denaj, Ministre E Financave Dhe Ekonomisë
3- Besa Shahini, Ministre E Arsimit, Sportit Dhe Rinisë
4- Elva Margariti, Ministre E Kulturës
Meta nuk ka dekretuar ende shkarkimin nga detyra të ministrit Ditmir Bushati.
Nga Kavaja sot Ilir Meta ka deklaruar se për rastin e Bushatit gjithçka do të varet nga përgjigjja që do të japin institucionet në lidhje me informacionin e kërkuar.
D E K R E T
PËR
EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6172 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 17 prot., datë 04.01.2019,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zonja Anila Denaj, emërohet ministër i Financave dhe Ekonomisë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 11041
Tiranë, më 09.01.2019
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META
Po ashtu Meta ka firmosur edhe dekretin e emërimit të shqiptares nga Kosova, Besa Shahini si ministre të Arsimit.
D E K R E T
PËR
EMËRIM MINISTRI
Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6176 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 19 prot., datë 04.01.2019,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zonja Besa Shahini, emërohet ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 11042
Tiranë, më 09.01.2019
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...