Google ADS

Kosovarja arrestohet në Austri për terrorizëm: 15-vjeçarja planifikonte sulm me helm

07:24 | 19 Qershor 2018
Arbresh.info

Një vajzë 15 vjeçare, nga Kosova, gjendet në burg qe një muaj në Austri, sepse dyshohet se kishte përgatitur një sulm terrorist.

ipas Carl Fischer nga zyra e prokurorit Sankt Pelten, një vajzë që jetonte në Lower Austria, po shkruante në rrejte sociale dhe po e lavdëronte Shtetin Islamik dhe u informonte për sulmin me helm. Një shërbim i huaj i inteligjencës informoi kolegët austriak më 16 maj se zbatimi i një sulmi terrorist u konsiderua nga IP adresa në Lower Austria, transmeton gazetametro.net

Ajo IP adresë është lokalizuar në një vend të vogël në rajonin e Mostfirtel, ka bërë të ditur gazeta “Standard”me seli në Vjenë.

Me ndihmën e shërbimeve të huaja të inteligjencës dhe analizave nga ajo IP adresë u zbuluar vajza, ndërsa më 18 maj ajo u fut në paraburgim. Mirëpo edhe gjatë hulumtimit të telefonit të saj u gjet material i propagandues të Shtetit Islamik.

Avokati i vajzës, Wolfgang Blasic, ka ngritur një ankesë për marrjen e saj në paraburgim ku theksoi se klientja e saj është në telashe për shkak gjithë kësaj që nuk ka të bëj me realitetin.

Ajo që nga muaji prill, nëpër mes rrjeteve sociale kishte shpërndarë simpatinë e saj nga Shtetit Islamik. Personi në fjalë në rrjetet sociale ishte paraqitur me emër të mashkullit “Davud”, ku dhe ka pasur një bisedë të fshehtë me pjesëtarët e Shteteve Islamike ku kanë biseduar për planet për të kryer një sulm në Austri.

Nxënësja ishte veçanërisht e interesuar për sulm helmues, në vendet ku shiteshin produktet ushqimore. Ajo u informua se si të përdorte një kimikat të tillë si ” Agent Orange “. Ajo u informua gjithashtu për udhëtimin nga “toka e jobesimtarit” në tokat e besimtarit. Avokati i saj vuri në dukje se vajza në vendin ku ajo jeton është një e huaj, sepse është e vetmja që mban të veshur shami.

“Edhe në shkollë për shkak të kësaj është shpallur e urryer, ka shtuar avokati i saj, ku ka shtuar se pikërisht për shkak kësaj ka filluar që në internet të hulumtoj për një shoqëri që është si ajo ku pastaj ka hasur në ekstremistë.

Prindërit e saj para shumë viteve kanë ikur nga Kosova për në Lower Austria, dhe aty sipas fjalëve të avokatit shuam mirë janë adaptuar.

Vajzës më 30 maj i është shtyrë paraburgimi, gjë që avokati e konsideron si vendim jo të drejtë, sepse vajza ka pranuar të bashkëpunoj me autoritete zyrtare për t’ i zbuluar tentimet të tilla

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme