Kosovarit në Graçanicë, hajnat i vjedhin veturën dhe një çantë dore me para

08:58 | 17 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Një person në Graçanicë ka raportuar se disa persona të panjohur i kanë vjedhur veturën dhe një çante dore në të cilën kishte dokumente dhe para.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur, i është vjedhur vetura e tij me targa vendore. Po ashtu të njëjtit me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë së tij dhe kanë vjedhur një çantë dore, me dokumente personale dhe një shumë parash. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme