Google ADS

Kosovarit i vidhet vetura e tipit Range Rover, nga rojtari i hotelit në Shëngjin

21:10 | 28 Korrik 2020
Arbresh.info

Kosovarit Ramadan Makollit, nga Prishtina iu është vjedhur vetura me datën 10 korrik në bregdetin Tale, në qyetetin e Lezhës.

Makolli posedonte veturën ‘Range Rover’ me targa 01-343-IS, shkruan arbresh.info.

Ai kishte shkuar për pushime në këtë bregdet për të pushuar, por i ndodhi një fatkeqësi, duke ia vjedhur veturën.

Siç ka pretenduar Makolli, për arbresh.info, ka treguar se si e ka prerën në besë pronari i këtij hoteli.

“Ma kanë vjedh veturën ‘Range Rover’ me datën 10 korrik, në bregdetin Talë afër Lezhës, më konkretisht në Shëngjin. Mua me mirëbesim më ofruan ‘kinse’ komoditet, duke më ofruar kamera sigurisë në hotel, me rojtar e me parking 24 orë, por mua ma vodhën veturën”, ka thënë ai për arbresh.info.

Ndër, të tjera ai ka shtuar se ka qëndruar gati 1 javë pas këtij incidenti, por që e kanë neglizhuar policia në Shqipëri.

“Unë prej datës 6 kam qëndruar në Hotel “Lulaj Sokol” në Lezhë, me numër kontaktues 00355 67 57 94 884. Unë prap kam qëndruar edhe qëndruar gati 1 javë pas këtij incidenti, e më kanë neglizhuar policia në Shqipëri, e ata më than të përgadisë një procesverbal. Sepse unë në mungesë të dokumenteve  e kisha të vështirë të dëshmuar atje, e më zorr që ma kanë lëshuar Prokuroria e Lezhës një vërtetim”, ka thënë ai.

Sipas tij, ky është hoteli që ka qëndruar ai.

Ky është personi që sipas tij ia ka vjedhur veturën.

 

Në fund Ramadan Makolli, iu bënë apel qytetarëve që nëse e shohin këtë veturë të e lajmërojnë.

Video nga vjedhja:

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme