Gjykata Kantonale e Lucernit kishte nxjerrë një vendim për dëbim nga Zvicra të një kosovari që ishte marrë me tregti droge.
Mirëpo, për shkak se personi në fjalë është i sëmurë nga kanceri, Gjykata Federale ka rrëzuar gjykimin në fjalë, shkruan Luzerner Zeitung.
Kosovari i moshës mbi 50 vjeçare duhej të ishte larguar nga Zvicra tre vjet më parë.
Gjykata Kantonale e Aargaut e kishte shpallur atë fajtor për tregti me heroinë në vitin 2015 dhe e kishte dënuar me burgim prej tre vjet e gjysmë, gjë që automatikisht çon në dëbim nga Zvicra.
Vendimi në fjalë qe konfirmuar edhe nga Departamenti i Drejtësisë i Lucernit dhe Gjykata Kantonale e Lucernit.
Pas vendimit të vitit 2015, kosovari kishte ushtruar ankesë në Gjykatën Federale, por pa sukses.
Por,në përpjekjen e dytë, ankesa funksionoi. Gjyqtarët në Lozanë rrëzuan vendimin e kolegëve të tyre të Lucerni.
Arsyeja është: sëmundja me kancer e personit të dënuar.
Në Kosovë nuk mund të garantohet trajtimi
Për Gjykatën e Lartë Federale është e qartë se personit të dënuar duhej t`i hiqej e drejta për të qëndruar në Zvicër sepse ai ka kryer disa vepra tjera të vogla përveç tregtisë me drogë, për të cilat gjithashtu qe dënuar.
Mirëpo, tani del një situatë e veçantë, pasi që në Kosovë nuk mund të garantohet “vazhdimësia e trajtimit” mjekësor të tij.
Kosovari që është baba i pesë fëmijëve ka kancer të mushkërive dhe është duke iu nënshtruar kimioterapisë, përcjell albinfo.ch.
Nëse gjendja e tij shëndetësore përkeqësohet, ai gjithashtu duhet të mbështetet në përkrahjen e familjes së tij në Zvicër.
Kantoni duhet të paguajë shpenzimet ligjore
Në përputhje me rrethanat, në verdiktin e Gjykatës Federale veç tjerash thuhet: “Revokimi i lejes së qëndrimit rezulton të jetë disproporcional për shkak të kohës që ka kaluar nga kryerja e krimit dhe për shkak të sëmundjes së rëndë akute të personit”.
Përveç kësaj, kantoni duhet t’i paguajë kosovarit shpenzimet ligjore në shumë prej 2.500 frangave.
Rodrygo: El Clasico do të jetë e vështirë por duam të fitojm...
Ironizon Murati: Kur opozita na thotë jau kemi lanë projekte...
Vjen zarfi i parë i zi në Big Brother VIP 4, çfarë ka ndodhu...
Pijet alkoolike dhe ndikimi i tyre në shëndetin e zemrës
Flini 8 orë në natë për shëndet të mirë
10 kuriozitete për Groenlandën