Google ADS

Kosovari vret me thikë bashkëshorten dhe alarmon policinë

19:37 | 18 Qershor 2017
Arbresh.info

Alarmimi i policisë kishte ndodhur rreth orës 5 e 30. Personi në fjalë, shtetas austriak me prejardhje kosovare u kishte thënë policëve se ai e ka vrarë me thikë partneren e tij.

Një grua 31 vjeçe është gjetur e vdekur sot (e diele) në orët e hershme të mëngjesit në lagjen Wetzeldorf të qytetit austriak Graz. Policia bën të ditur se gruan e ka vrarë bashkëshorti i saj 25 vjeçar, i cili pastaj kishte thirrur policinë, shkruan agjencia austriake e lajmeve APA.

Alarmimi i policisë kishte ndodhur rreth orës 5 e 30. Personi në fjalë, shtetas austriak me prejardhje kosovare u kishte thënë policëve se ai e ka vrarë me thikë partneren e tij. Patrulla e policisë që kishte arritur pastaj në vendin e ngjarjes kishte gjetur trupin e pajetë të gruas, transmeton albinfo.ch. 25 vjeçari i është dorëzuar policisë, pa rezistencë.

Në banesë ndodhej edhe djali 5 vjeçar i viktimës dhe vajza, foshnjë tremuajshe e përbashkët e çiftit, albinfo.ch.

Mes dy partnerëve kishte pasur në vazhdimësi konflikte dhe tashmë disa herë ka pasur edhe përzënie të njëri tjetrit nga shtëpia. Aktualisht ende nuk dihet motivi që ka sjellë te vrasja, përcjell albinfo.ch. Në orët e paradites ka qenë ende duke u zhvilluar marrja në pyetje e të dyshuarit. Ndërkohë është caktuar të bëhet edhe obduksioni i viktimës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme