Kosovari vret gruan para syve të fëmijëve, plagos kunatën

07:09 | 30 Maj 2018
Arbresh.info

Një shtetas nga Kosova, Anton B., 38-vjeçar dyshohet se e ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij 30-vjeçare Emine A. në qytetin Salzgitter të Gjermanisë të hënën në mbrëmje.

Arrestimi i Antonit ndodhi sot, ndërsa vrasje e Emines ka ndodhur përpara syve të fëmijëve, përcjell albinfo.ch.

Përveç vdekjes së Eminës, Anton B. dyshohet se e ka plagosur në bark edhe motrën e bashkëshortes së tij, Arlindën (32).

Sipas mediave gjermane, dyshohet se shkak i tragjedisë ishte një grindje familjare. Mirëpo, për motivin e veprës do të përcaktohet gjatë ditëve të ardhshme.

Sipas raportimeve të gazetës “Regional Salzgitter”, kosovari 38-vjeçar thuhet se Antoni dhe Eminja nuk kanë qenë të martuar sipas ligjit gjerman, por kanë pasur katër fëmijë së bashku, përcjell albinfo.ch.

Sipas kësaj gazete, në çift ka ekzistuar tash e një kohë një mosmarrëveshje. Ata ishin çift për shtatë vite me radhë dhe kishin katër fëmijë (3 deri 6 vjeç).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme