Në Klinikën Infektive në QKUK është duke u trajtuar një pacient i prekur nga një sëmundje mjaft e rrallë në Kosovë. Sëmundja e Leptosperiozes ka prekur dy pacientë gjatë vitit të kaluar, ndërsa këtë vit është duke u trajtuar vetëm një pacient.
Një sëmundje që shkaktohet nga bakteret që dalin nga urina e kafshëve shtëpiake, po konsiderohet mjaft e rrallë në Kosovë. Sëmundja që në mjekësi njihet si Leptosperioza, ka prekur dy pacientë vitin e kaluar ndërsa sivjet është duke u trajtuar një pacient në Klinikën Infektive.
Drejtori i Klinikës Infektive Dr. Hamdi Ramadani, ka treguar simptomat e kësaj sëmundje. Ai thotë se zakonisht manifestohet me temperaturë të lartë, ethe, dhimbje barku dhe vështirësi në urinim, shkruan Gazeta Shneta.
“Më datën 20 të këtij muaji kemi pranuar një pacient 62 vjeçar nga Peja me iniciale Xh.S. Pacienti është pranuar me dëmtime në mëlçi dhe veshka dhe pas kryerjes së analizave pas dy ditësh e kemi diagnostikuar me sëmundjen e Leptosperiozës. Tani është duke u trajtuar me terapi specifike”, ka deklaruar Ramadani.
Mjeku ka treguar se pacienti fillimisht ishte paraqitur në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe më pastaj ishte trajtuar edhe në Spitalin e Pejës, ku kishte marr edhe një seancë të dializës. Ramadani thekson se pacienti tani është duke u trajtuar me terapi specifike.
“Pas terapisë me antibiotik, gjendja e pacientit është përmirësuar dukshëm dhe nëse vazhdon kështu prite të lirohet brenda pesë ditësh”, ka thënë Ramadani.
Ai ka thënë për fund se kjo sëmundje në rastet e rralla shkakton simptoma të rënda, ndërsa në rastet e lehta është vështirë e dallueshme.
Mot i keq në Mbretërinë e Bashkuar, anulohen festimet për na...
E rëndë në Durrës, 82-vjeçari gjendet i masakruar në banesën...
Rrëfimi tundues i Xhenetës për braktisjen nga nëna, dhunën n...
Assesi të këndellet United, pëson humbje edhe nga Newcastle
Tjetër hap fals për Chelsean, mposhtet nga Ipswichi
Policët e Shqipërisë shpërblehen me nga 10 mijë lekë për fun...