Google ADS

Kosovari që ka ardhur nga Suedia sulmon dy policë, i bën për spital

11:05 | 25 Korrik 2018
Arbresh.info

Njësitë policore kanë ndaluar të dyshuarin mashkull shqiptar i cili me veturën e tij nuk i ka respektuar shenjat e trafikut në Prishtinë.

Derisa njësia ishte duke u marrë me rastin, pasagjeri mashkull shqiptar me shtetësi suedeze fillimisht i kishte penguar zyrtarët policorë pastaj edhe i kishte sulmuar fizikisht.

Dy zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit ishin nën ndikim të alkoolit.

Me urdhër të prokurorit pas këndelljes të dyshuarit janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme