Një kosovar i moshës 41 vjeçare ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në ndërtesën ku ai banon, në Hunzenschwil të Kantonit Aargau.
Një helikopter i njësive për shpëtim e ka transportuar atë në spital.
Siç bën të ditur Policia e Kantonit të Aargaut, rreth orës 7.30 zjarri kishte kapluar një banesë në katin më të lartë të një ndërtese të vjetër banimi, shkruan sda.ch.
Një banor e kishte parë tymin e dendur dhe i kishte alarmuar zjarrfikësit. Ndërkohë që ekipet për fikje të zjarrit ishin angazhuar në shuarjen e zjarrit nga jashtë, trupat e specializuara për mbrojtje të frymëmarrjes e kanë lokalizuar qendrën e zjarrit në një banesë në katin e dytë, ku dhe e kanë shuar shpejt zjarrin, transmeton albinfo.ch. Në atë banesë banon një familje katër anëtarëshe nga Kosova. Ndërkohë që gruaja dhe fëmijët, ashtu sikurse edhe të gjithë banorët e ndërtesës, kishin ikur me kohë, kryefamiljari fillimisht konsiderohej i humbur.
Pak më vonë, trupat e mbrojtjes së frymëmarrjes e kanë gjetur atë pa ndjenja, në banesën e mbukuar nga tymi i dendur dhe bloza, përcjell albinfo.ch. Kosovari kishte pësuar djegie të shkallës së lartë. Një helikopter i shpëtimit e ka transportuar atë në spital.
Përveç tij, një banor tjetër është dërguar në spital me një autoambulancë me dyshimin se ka pësuar helmim nga tymi.
Banesat e kësaj ndërtese janë dëmtuar shumë ndërsa ato në katin e prekur më shumë, janë tä pabanueshme.
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale