“Unë jam vrasësi, më arrestoni!”. Këto janë fjalët që ia ka drejtuar policisë pas një akti të kryer të dielën (dje) në Brigittenau të Vjenës, Austri. Ai është paraqitur në inspektoratin më të afërm të policisë menjëherë pasi ka kryer vrasjen, njofton agjencia austriake e lajmeve APA.
Bëhet fjalë për një kosovar 27 vjeçar ndërsa viktima është një 26 vjeçar me prejardhje nga Bosnja
Dorasi ka thënë për policinë se aktit i ka paraprirë një zënkë në mes tij dhe boshnjakut në një lokal të afërm, transmeton albinfo.ch. Por ai ende nuk ka thënë asgjë për motivet, duke theksuar se së pari do të konsultohej me avokatin e vet.
Dëshmitarët kishin lajmëruar policinë dje rreth orës 15 për një zënkë të zhurmshme që kishin dëgjuar. Pak më vonë ishte gjetur një person i qëlluar në kokë nga afërsia.
Nisur nga të dhënat e deritashme, policia konsideron se rrëfimi i kosovarit është i vërtetë, por mbetet ende të merren provat dhe të shqyrtohen, përcjell albinfo.ch. Pas disa ditëve autoritetet do të dalin me qëndrimin përfundimtar.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...