Kishin grabitur 55 tableta (iPad), por nuk ka vonuar shumë dhe 46 prej tyre janë gjetur, derisa janë arrestuar disa hajdutë në lidhje më këtë rast, duke përfshirë edhe një shqiptar nga Kosova, shkruan ‘merkur.de’.
Ngjarja kishte ndodhur para tri javësh në Shkollën Ekonomike (Dachau), por profesori gjerman Thomas Siebenborn arriti ta lokalizojë njërin nga tabletët, kurse më pas janë gjetur edhe të tjerat, përcjell albinfo.ch.
Të premten drejtorit të shkollës iu dorëzuan 46 nga 55 tabletat e vjedhura, që kishin vlerë rreth 30 mijë euro.
Pasi u lokalizua njëra prej tyre, forcat e sigurisë janë vënë në aksion. Fillimisht është bastisur një 19-vjeçar, kurse më pas policia ka arrestuar edhe një shqiptar 18-vjeçar nga Kosova, si dhe një boshnjak.
Më pas u arrestua edhe një gjerman, 24-vjeçar, derisa tabletat janë gjetur në shtëpinë e një turku 39-vjeçar. Tabletat tjera ende nuk janë gjetur, por hetimet po vazhdojnë.
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani